Agjencitë e inteligjencës norvegjeze e shohin Rusinë si kërcënimin kryesor të sigurisë për vendin dhe për pjesën tjetër të Evropës, ka thënë ministri i mbrojtjes i vendit nordik, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Rusia sot përbën kërcënimin më të madh për sigurinë norvegjeze dhe evropiane dhe konfrontimi me Perëndimin do të jetë afatgjatë”, tha Bjorn Arild Gram.
Vërejtja e Gramit erdhi pasi qeveria e Norvegjisë mori vlerësime vjetore të kërcënimeve nga tre shërbimet e sigurisë së vendit: agjencitë e inteligjencës vendase dhe të huaja dhe Autoriteti i Sigurisë Kombëtare Norvegjeze, ose NSM.
Nënkryetari i Shërbimit të huaj të Inteligjencës Norvegjeze Lars Nordrum tha se instalimet e naftës dhe gazit të Norvegjisë mund të jenë në shënjestër të sabotimit rus. Kreu i NSM-së Sofie Nystrøm paralajmëroi se “e gjithë Europa do të vuajë” nëse goditen instalimet norvegjeze të gazit dhe naftës./FolDrejt/