Norvegjia ka njoftuar se ka dorëzuar tetë tanke Leopard 2 në Ukrainë, një kontribut që së bashku me ato të vendeve të tjera do të jetë “vendimtar” për një kundërofensivë të ardhshme ukrainase, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Vendi skandinav njoftoi në shkurt se do t’i jepte Ukrainës tetë nga Leopard 2A4 të vjetëruar.
Përveç tankeve, Norvegjia është zotuar t’i sigurojë Kievit deri në katër automjete mbështetëse, municione dhe pjesë këmbimi.
Ekuipazhet ukrainase janë duke u trajnuar për të operuar tanket Leopard në Poloni nën kujdesin e Bashkimit Evropian, thanë Forcat e Armatosura Norvegjeze./FolDrejt/