Kreu i forcave të armatosura të Norvegjisë tha se është më e dobishme për presidentin rus Vladimir Putin të kërcënojë armët bërthamore sesa t’i përdorë ato.
Gjenerali Eirik Kristoffersen po fliste përpara stërvitjeve bërthamore të NATO-s dhe tha: “Para së gjithash, ne duhet të dëgjojmë atë që ai (Putin) thotë,” tha Kristoffersen në intervistën më 26 shtator, raporton Al Jazeera.
“Së dyti, nuk ka asnjë arsye që ai të përdorë ndonjë armë bërthamore…Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë ekzistenciale të Rusisë. Kështu që ai nuk ka asnjë arsye për ta përdorur atë.”
Për Putinin, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore “është më i vlefshëm sesa nëse ai i përdor ato në të vërtetë”, tha Kristoffersen.
Putin dhe zyrtarë të lartë rusë kanë kërcënuar vazhdimisht se do të përdorin armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë./FolDrejt/