Ushtria e Norvegjisë do të vihet në një nivel më të lartë gatishmërie për të mprehur përgjigjen e saj ndaj luftës në Ukrainë, ka njoftuar kryeministri i saj Jonas Gahr Stoere.
“Kjo është situata më e rëndë në disa dekada. Nuk ka indikacione se Rusia po e zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por tensionet e shtuara na bëjnë më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha ai, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Vendi do të forcojë sigurinë e tij nga 1 nëntori, vetëm disa javë pasi vendosi trupat e tij për të ruajtur platformat në det të hapur dhe objektet në tokë pas rrjedhjes së gazsjellësit Nord Stream.
Mes luftës, Norvegjia është bërë eksportuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke zënë rreth një të katërtën e të gjitha importeve të bllokut./FolDrejt/