Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, shkruan Fol Drejt.
Lajmin për vendimin e dha ajo vetë nëpërmjet një konference për media.
Ajo ka thënë se presidenca ka gjetur një varg shkeljesh në procedurën e përzgjedhjes së kryeprokurorit, ndaj “sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial për vendimin”.
Ajo tha se është “kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave. Duke pasur parasysh të gjitha shkeljet, përgjegjësia ime më obligon që mos të bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”,
Presidentja Osmani ka thënë se roli i presidencës si institucion mbikëqyrës dhe garantues i shtetit të së drejtës, e obligon atë që të ketë kujdes në marrjen e këtyre vendimeve.
Ua kujtojmë se kandidat për këtë pozitë ishte Blerim Isufaj./FolDrejt/