Dy burra të cilët ndodheshin në një supermarket në Rhein-Sieg-Kreis, kanë refuzuar të mbajnë maska mbrojtëse, me çrast janë përballur verbalisht dhe më pas fizikisht me policinë. Siç njoftoi policia, dy policët janë lënduar rëndë, kurse sulmuesit kanë qenë të moshave 35 dhe 38 vjeç nga Troisdorf, shkruan bild.de. Të dy policët nuk mund të kryejnë punën në ditët vijuese, kurse hetimet për rastin vijojnë.
Në shumicën e landeve gjermane është e detyrueshme mbajtja e maskave, megjithatë në dhjetra qytete të tyre po mbahen protesta për zbutjen e masave kufizuese ose largimin e tërësishëm të tyre./Foldrejt.com