Nëse veç keni përjetuar migrenën ndonjëherë, e dini se çfarë do të thotë një dhimbje e tmerrshme e kokës
Zakonisht migrena përcillet me marramendje, vjellje dhe ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe zërit. Në çdo rast, shkaktari i migrenës mbetet i paidentifikuar.
Mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale, për shkak të stresit, ekspozimit në diell etj., transmeton Telegrafi.
Mirëpo, për shërimin e kësaj sëmundje të tmerrshme ndihmon banania.
Ju duhet të mbështillni një kub akulli me lëvore të bananes dhe ta vendosni në kokë, pasi që kjo ndikon që kaliumi të absorbohet direkt përmes lëkurës.
Veç bananes, në shërimin e migrenës ndihmon edhe mjalti, gjalpi i kikirikut, xhenxhefili etj.
Herën tjetër që do vendosni për të ngrënë një banane, me siguri nuk do të hidhni lëvoren e saj në plehra.
Edhe pse lëvoret prej kohësh konsiderohen mbeturinë, ato janë një pasuri falë përqindjes së lartë të ushqyesve, fibrave, vitaminës C dhe B, kaliumit dhe magnezit, luteinit.
Këshillë: Mjekimet popullore nuk janë ilaçe, por shërbejnë për të lehtësuar sëmundjet. Për çdo problem shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.