Lajmi se autoritetet e Kosovës do t’i konfiskojnë në kufi dokumentet serbe, janë dezinformatë e pastër, sipas Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
Këtë e tha sot në mbledhjen e sotme vetë Kryeministri Kurti.
“Kam dëgjuar për lajmin e rreme që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi nuk është e vërtetë. Me 1 gusht ishin lëshuar mbi 2 mijë dokumente për hyrje dalje. Po jetojmë në një epokë sfiduese dhe na duhet kujdes i shtuar. Dezinformimi paraqet rrezik mjaft të madh. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë kur do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Barrikadat që vendosen në veri vijnë nga lartë” – tha Kurti.
Kryeministri iu adresua qytetarëve serbë duke iu bërë thirrje që të mos alarmohen dhe sidomos të mos bien pre e propagandave të ndryshme, që kanë qëllim nxitjeje dhune./FolDrejt/