Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, sot në mëngjes ka deklaruar se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, meqë disa paralajmëruan se kjo do të ndodhte pas zgjedhjeve në Serbi.
“Edhe pas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2012, çdo ditë thoshin se do ta njohim Kosovën. Aleksandar Vuçiq nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë, dhe e njëjta vlen edhe për sanksionet kundër Rusisë”, tha Vulin, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu bëri të ditur se Vuçiq, sot në orën 11 do t’i drejtohet portalit Informer dhe ndër të tjera do t’i përgjigjet fjalimeve të fundit të Albin Kurtit dhe Milo Gjukanoviqit.