Një grua është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për mashtrim.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në fund të muajit nëntor, rreth mesditës, në Gjakovë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, e dyshuara femër kosovare, pasi që nuk kishte informuar për vdekjen e bashkëshortit të saj, kishte përfituar para nga Departamenti i Administratës Pensional të Kosovës.
Ajo është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/