Një person është arrestuar në qytetin e Pejës pas dyshimeve se ka marrë në përdorim një veturë me qira, por që nuk e ka paguar.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, konkretisht rreth orës 10:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/