Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në Novobërdë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 07:40, përcjell Fol Drejt.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjerja, drejtuesi i mjetit pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa pasagjerja vazhdon trajtimin”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/