Gerard Pique kishte një lidhje të veçantë me Lionel Messin, pasi rrugët e tyre u bashkuan në La Masia kur ishin vetëm 13 vjeç.
Duke pasur parasysh historinë e tyre të gjatë së bashku, do të pritej që Pique të ishte ndër të parët që do të uronte Messin për fitimin e Kupës së Botës, dhe mbrojtësi i pensionuar së fundmi pranoi në një intervistë me influencuesin e TikTok-ut, John Nellis se ai nuk i kishte dërguar asnjë mesazh Messit urues për fitimin e Kupës së Botës.
“Sinqerisht e pranoj që nuk e kam uruar”, ka thënë Pique.
“Muajt e mi të fundit ishin shumë të vështirë dhe më duhej të fikja (TV-në). Nuk ndoqa asnjë sport, as ndeshjet e Kupës së Botës. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por kam parë vetëm finalen dhe edhe atë jo të plotë”, tha ai.
Mediat spanjolle raportojnë se Pique dhe Messi nuk kanë qenë më të afërt në vitet e fundit, pasi Messi thuhet se mendon se Pique nuk ka jetuar mjaftueshëm profesionalisht vitet e fundit te Barcelona, ndërsa Pique, nga ana tjetër, thuhet se u ka propozuar drejtuesve të klubit në kohë të tensionuara dy vite më parë, që ta linin Messin të shkojë dhe të heqin barrën e madhe financiare, transmeton Fol Drejt.