I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për konferencën ndërkombëtare në Dubrovnik, ka thënë se Milorad Dodik ka lidhje me Putinin, shkruan Fol Drjet.
Escobar tha se:
“Milorad Dodik është një nga zëdhënësit më të mëdhenj të regjimit të Putinit. Ai e lavdëron Putinin më shumë se Lukashenko. Kjo është shqetësuese. Rusia po mbështetet te Dodiku për të nxjerrë Bosnjën dhe Hercegovinën nga binarët e saj që e dërgojnë drejt BE-së. Ne jemi seriozisht të shqetësuar me atë se çfarë po ndodh atje”, tha Escobar para gazetarëve në Zagreb, raporton klix.ba.
Në përgjigje të spekulimeve se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën (OHR) po planifikon të zëvendësojë Dodikun, Escobar tha se nuk mund të komentonte veprimet e OHR, por se ai beson se nuk është ende koha për të bërë diçka të tillë./FolDrejt/