Përderisa rëndësia e syve veçse dihet edhe ngjyra e syve është shumë karakteristike.
A e dini cila është ngjyra e syve më e zakonshme në botë?
Një infografik i bazuar në të dhënat nga Atlasi Botëror zbulon se shumica e njerëzve (70-80%) kanë sy kafe. Më pas është e kaltra me 8-10%, pastaj ngjyra lajthie me 5%, ngjyra e qelibarit me të njëjtën përqindje, më pas grija me 3% dhe në fund, më e rralla, jeshile me 2%, përcjell Fol Drejt.
Për sa i përket përfaqësimit, kafe e errët është më e zakonshme në Afrikë dhe Azinë Juglindore, kafe e hapur është më e zakonshme në Evropë, Azinë Perëndimore dhe Amerikën Veriore dhe Jugore. E gjelbra, ngjyra më e rrallë e syve, është më e përhapur në Evropën Qendrore, Perëndimore dhe Veriore./FolDrejt/