Është bërë e zakonshme të flitet për ndihma humanitare dhe dihet që më së shumti vuan kontinenti afrikan. Në kohën kur ky shtet shquhet për prodhimin e frutave ekzotike, mes tyre edhe bananave, po ndodh që në botën artistike një banane “gjëja e veçantë dhe artistike” ka kushtuar plot 120 mijë dollarë. Kjo është ironia mes të varfërve dhe të pasurve luksozë, informon foldrejt.com.
Më konkretisht bëhet fjalë për një ekspozitë Art Basel në Miami Beach, të artistit Maurizio Cattelan, ku produktet në Zvicrën e ftohtë, janë ekspozuar në Majamin e ngrohtë amerikan.
Gjatë ekspozitës një artist i “uritur”, David Datuna, duke shikuar pikturat, ka arritur deri te një banane e ngjitur në mur. Ai ndoshta edhe nuk e ka kuptuar pse vallë ajo banane ishte ngjitur aty, por e ka marrë dhe e ka hëngër. Kjo banane (shih foton) ka kushtuar plot 120 mijë dollarë. Bile edhe ka qenë e shitur te një “artdashës”.