Sipas BBC-së, zjarret kanë prekur pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriore mes një vale të nxehtit në rajon, transmeton Fol Drejt.
Këtu janë disa nga zonat e prekura:
Zjarret në ishullin Rodosin në Greqi, mbeten më të furishmet, pasi zjarret në ishull shkaktuan evakuime masive.
Qindra turistë janë larguar tashmë nga ishulli, ndërsa të tjerë pritet të nisen sot.
Kombinimi i nxehtësisë, erës dhe njerëzve në Mesdhe kanë paraqitur gjithmonë rreziqe vdekjeprurëse, thotë Guillermo Rein, profesor i shkencës së zjarrit në Imperial College London.
Por ndryshimi i klimës po i bën zjarret më të mëdha, më të shpejta dhe më të vështira për t’u ndalur, paralajmëron ai.
Kjo sepse sa më intensive të jetë vala e të nxehtit, aq më e thatë bëhet bimësia.
Shtoni një erë të fortë, siç kemi në Mesdheun jugor për momentin, dhe zjarret bëhen shumë më të mëdha dhe më të shpejta, shpjegon Prof Rein.
“Ato bëhen mure flake që nuk mund të ndalohen nga ekuipazhet tokësore apo të ngadalësohen nga cisternat”, thotë ai.
Zjarret më të mëdha gjithashtu shpërndahen më lehtë për shkak të nxehtësisë së fortë që ato rrezatojnë mbi dhjetëra metra dhe prushit fluturues që mund të shpërndahet nëpërmjet ajrit./FolDrejt/