“Nuk i frikësohemi kryeministrit”. Kështu kanë deklaruar pedagogët për mediat teksa kanë paralajmëruar për një protestë kombëtare që pritet të zhvillohet nesër.
“Kryeministri të shohë qartë ku është sot financimi i arsimit në Europë. Jemi më poshtë se Kosova dhe RMV-ja, por jemi në poshtë se Bosnjë Hercegovina. Kryeministri të mbajë premtimet e tij të 8 viteve më parë, që të ishte 5% në GDP financimi për arsimin”, u shpreh një prej pedagogëve.
Pedagogët kërkojnë edhe prezencën e studentëve në këtë protestë që do të zhvillohet para godinës së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik.
Prje disa ditësh ata janë ngritur në protestë, ku kërkojnë ndër të tjera rritje të pagave. Në lidhje me këtë kërkesë të tyre, kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se nuk e mbështet këtë protestë.
Në fjalën e tij me rektorët e univesiteteve private dhe publike në vend, ai tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniformë sepse e kërkojnë sindikatat, ka mbaruar. /euronewsalbania/