Shemsedin Hoti nga Kamenica, u përball, të shtunën, me hajnat që i hynë në shtëpinë e vëllait.
Ai tha se iu rrezikua jeta, pasi plaçkitësit ishin të armatosur.
“Njëri përpara me revole. Unë u stepa. Ai e ka shkrep, por ishte e zbraztë”, tha ai.
Të dyshuarit me vete morën një arkë dhe u larguan drejtim të panjohur. E policia tashmë ka arrestuar një person për këtë grabitje.
Hetuesit kanë konfiskuar edhe një pistoletë për të cilën dyshohet se është përdorur në këtë rast. Por, thonë se ajo ishte lodër. Por që Hoti thotë se ajo ishte origjinale.