Pa lajmit për dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Podujevës – Driton Veliut, ka reaguar kjo e fundit, shkruan Fol Drejt.
Në reagim thuhet se nuk janë të vërteta lajmet për shkarkim të drejtorëve të komunës.
“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit”.
“Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në njoftim./FolDrejt/