Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale “Sarmat.”
Presidenti Vladimir Putin thotë se nisja e suksesshme, nga qyteti Plesetsk në veriperëndim të vendit, do të “siguronte ushqim për mendim” për ata që kërcënojnë Rusinë.
Atij ju tha se raketa balistike goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët.
Putin tha: Raketa e re ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është e aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave. Ajo nuk ka analoge në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë.
“Sarmat” është një raketë e re balistike e rëndë ndërkontinentale, dhe Rusia pritet të vendosë dhjetë ose më shumë koka luftarake në secilën raketë, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit Amerikan.
Ministria ruse e mbrojtjes u citua nga agjencia e lajmeve Interfax të thoshte: Objektivat e nisjes u arritën plotësisht. Specifikimet e planifikuara të performancës u konfirmuan në të gjitha fazat e fluturimit.
Ai shtoi se një regjiment i Forcave Raketore Strategjike të Rusisë i vendosur në territorin e Krasnoyarsk po përgatitet për t’u armatosur me raketën e re.