Sipas gazetarit Ben Jacobs, PSG dhe Lionel Messi nuk kanë arritur asnjë marrëveshje verbale për të zgjatur kontratën e argjentinasit në Paris, duke lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në Barcelonë për 35-vjeçarin.
Raportet e mëparshme kishin sugjeruar se Messi do të zgjaste kontratën e tij me PSG-në pas fitimit të Kupës së Botës në Katar pasi ishte vendosur në Francë, por Ben Jacobs ka thënë që klubi nuk ka marrëveshje verbale me sulmuesin.
Ky lajm mund të shërbejë si një shpresë optimizmi për tifozët e Barcelonës që duan që argjentinasi të kthehet në Camp Nou.
Xavi Hernandez kishte thënë më parë se rikthimi i Messit në Barcelonë ishte ende i mundur nëse lojtari pranonte.
Trajneri i Barçës tha për Hindustan Times: “Pse jo? Mendoj se varet nga ai”.
“Atë që ai dëshiron, çfarë ndjen. Sigurisht, Barcelona është gjithmonë shtëpia e Messit. Dyert do të hapen për Leon, veçanërisht nëse unë jam trajner këtu”, ka thënë ai.
“Le të shohim se çfarë dëshiron të bëjë. Vendimi varet më shumë nga Messi sesa nga klubi”, përfundoi ai.