Me 90% të kutive të votimit të numërura deri në orën 06:30, zgjedhjet në Izrael nuk kanë nxjerrë një fitues. Partia Likud, e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyhau, ka siguruar deri më tani 32 vende në Parlament, po aq edhe rivalët e Partisë Blue and White, të drejtuar nga Benny Gantz.
Në këto kushte, është Partia Yisrael Beytenu, e drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, që do të luajë rolin e “kingmaker”-it dhe që do të përcaktojë Qeverinë e re izraelite. Kjo parti renditet e katërta me 9 mandate të fituara.
Në vend të tretë me 12 mandate është pozicionuar “Lista e Përbashkët”, një koalicion me parti arabe dhe izraelite, por që Netanyhau refuzon bashkëpunimin.
Do pritet përfundimi i procesit të numërimti të votave për përcaktuar se cila do të jetë partia që do t’i jepet e drejta për të provuar e para formimin e Qeverisë.