Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se ai “nuk ka gjasa” të vizitojë Ukrainën kur të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë. “Kjo varet,” tha Biden kur u pyet nëse planifikon të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se ai nuk dëshiron “të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit”.
I pyetur përsëri nëse ai pritej që të udhëtonte drejt Ukrainës ndërsa ndodhej në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: “Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa”.
Kujtojmë se Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që kur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë Jill Biden.
Në lidhje me faktin nëse ai ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka “shumë gjasa” të ndodhë.