Afrimet e Ziyech, Werner dhe shumë shpejt e Kai Havertz kanë mbipopulluar repartin ofensiv të Chelseat çka mund të shtyjë drejtuesit të bëjnë edhe largime.
I sakrifikuari mund të jetë Tammy Abraham për të cilin interesohet Aston Villa aty ku lojtari ka shkëlqyer 2 vite më parë me 26 gola duke i ndihmuar të ngjiten në Premier League.
Chelsea nuk dëshiron ta humbasë dhe synon ta huazojë vetëm për një sezon por fillimisht ka hasur në rezistencën e lojtarit i cili dëshiron të provojë veten për të qenë titullar.
Pas zyrtarizimit të Havertz gjërat do të ndryshojnë sërish dhe atëherë edhe Abraham mund të bindet që nuk do të luajë titullar te Chelsea në sezonin e ri.