Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara nuk arritën një marrëveshje gjatë negociatave të sotme për eksportet e drithërave.
Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se asnjë anije e re nuk është autorizuar të eksportojë grurë në Detin e Zi, raporton Reuters.
Ai shtoi se inspektimet ditore të anijeve të miratuara më parë vazhdojnë, transmeton Fol Drejt.