Gjatë konferencës në Alpbach, ku kanë marrë pjesë ekspertë dhe politikanë të Europës, është thënë edhe diçka e sinqertë nga Brukseli. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë edhe shtetet shqiptare, do mund të parashikojnë një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe ndihmë për reforma të shtetit ligjor, megjithatë, anëtarësime të reja në BE nuk do ketë në pesë vitet e ardhshme, informon foldrejt.com.
Por anëtarësimi i parë do mund të ndodhë “pas dhjetë vitesh”, tha përfaqësuesi europian i zgjerimin në Austri, Martin Selmayr.
E gjithë kjo vjen për të parandaluar gabimet e së kaluarës, ku shtetet e sotme anëtare si Polonia dhe Hungaria, kanë probleme me ligjet që kërkon vetë Brukseli – si abortin, të drejtat e LGBT, pakicave./Foldrejt.com