Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se është anuluar protesta në Gjilan, pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova anuloi vizitën.
“Gjithë ju që e keni konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme në Gjilan, ju njoftoj se kryetarja e Pseudogjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar ardhjen për shkak të protestës”, ka shkruar Klinaku.
“Prandaj, nuk marrim pjesë në protestën e nesërme, për shkak të anulimit të saj. Ju falënderojmë për gatishmërinë!”.