70 për qind e këtyre eksporteve të produkteve bujqësore ukrainase kaluan përmes porteve ukrainase të bllokuara nga forcat ruse.
“Ukraina nuk mund të eksportojë rreth 90 milionë tonë produkte bujqësore, sepse Rusia po bllokon portet”, tha kryeministri ukrainas Denis Schmihal.
Ai theksoi për RBC-Ukrainë se kjo mund të çojë në një krizë globale ushqimore. Schmihal tha se kriza nuk është shkaktuar nga sanksionet ndaj Rusisë, por nga veprimet e Rusisë për të bllokuar portet e Ukrainës, shkruan Ukrinform, transmeton Fol Drejt.