Samir Handanovic, kapiteni i Interit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ku ka folur për Lukakun dhe Milan Skriniar.
“Nuk jam mërzitur kurrë, të qenit në Inter është nder dhe përgjegjësi për mua, por edhe përkatësi dhe identitet. 11 vite tek Inter dhe gjithmonë më duke si dita e parë, i njëjti emocion.
Lukaku? Nuk jam i befasuar që është kthyer. Ai ishte te Chelsea dhe në deklaratat e tij të famshme ndjehej melankoli dhe nostalgji. Tani sikur të mos ishte larguar kurrë, ai është i njëjti person si më parë, atëherë fusha do të flasë për të.
Skriniar? Milan Skriniar është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin, është thelbësore të mbetet me ne. Nuk mund të humbasim një lojtar si ai. E shoh çdo ditë të qetë në stërvitje”, është shprehur gardiani i portës zikaltër./abcnews.al/