Gjatë ditës së sotme është mbajtë mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës me objekt kryesor diskutimi miratimin e projektligjit që do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Përmes një postimi në Facebook, deputetët e AAK-së kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj vendimit të Qeverisë për moskalimin e projektligjit për trustin, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën po përballen qytetarët, transmeton Fol Drejt.
“Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare”, thuhet në reagim.
“Qeveri, Zoti ju vraftë!”- shkroi në një postim të tij deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Nga 102 deputetë në sallë, për miratimin e Projektligjit për Trustin votuan 44 deputetë, 57 ishin kundër dhe 1 abstenim.
Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e ka mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti Bekim Haxhiu./FolDrejt/