Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima është ankuar se persona të panjohur i janë futur me forcë në shtëpi, për t’i vjedhur para dhe stoli ari, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Vëllezërit Kastrati , Pejë, 13.03.2022-15:30.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se, të dyshuar të pa njohur me forcë kanë hapur derën e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Gjatë kohës kur është kryer vjedhja nuk ndodhej askush në shtëpi” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia bënë të ditur se rasti duke u hetuar nga njësitë relevante./FolDrejt/