Pasi i morën koordinatat u nisen drejt lokacionit. Ekipi i reagimit të shpejt të Policisë ia ka mësyrë rreth rrotullimit të lagjja Arbëria në Prishtinë.
Atje duhet të arrijnë pak para orës 17 për të parë nëse po zbatohet vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Këtu fillimisht vendosen shenjat dalluese, që tregojnë se këtu do të ketë pikë kontrolli.
Edhe policët vendosin nëpër vendet e tyre për ti ndalë të gjitha ata që lëvizin këndej pari.
Ndërkohë ky ekip i policisë lajmëron bazën se janë vendosur në vendin e paraparë.
Më pas filloj legjitimimi i të gjithë personave që kalonin këndej pari me vetura.
Shumica e atyre që kalonin pas orës 17 kishin leje qarkullimi, këtë konfirmoj edhe shefi i epikës Safet Lahu.
Ky ekip special i policisë që ishte vendosur tek rreth rrotullimi në hyrje të Prishtinës në lagjen Arbëria, hasi edhe në të atillë nuk kishin leje për lëvizje, madje disa nga ta nuk ishin të pajisur as me patent shoferë.
Edhe ata që kishin vendosur xhama të errët pa leje po detyroheshin t’i largonin ato nga policia pasi një gjë e tillë është e ndaluar.
E masa për tu mbrojtur nga virusi korona janë vendosur në tërë territorin e Kosovës.
Por, jo të gjithë qytetarët po i përfillin këto rregulla.
Në 24 orët e fundit njësitet policore kanë arrestuar plot 102 persona, të cilët nuk kanë vepruar konform dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.