Pavarësisht se në zgjedhjet e fundit europiane në Austri shumicën e votave e fituan partitë qeveritare, kjo nuk ka mjaftuar që të mos rrëzohet nga posti i kryeministrit Sebastian Kurz (ÖVP), shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat gjermanofone.
Mocioni i votëbesimit ia ka marrë pushtetin Kurzit, shteti i së cilës tashmë duhet të shkojë në zgjedhje me një qeveri të vërtetë transitore. Arsyea e rrëzimit nga pushteti është mos mbështetja e deputetëve të majtë SPÖ për Kurzin.
Nga 1945, në Austri asnjëherë nuk ka pasur sukses rrëzimi i një kryeministri falë mocionit të votëbesimit. Edhepse në shtetet tjera këto votime janë normale, ashtu siç u rrëzua në Kosovë, Isa Mustafa, për Austrinë kjo është e pazakontë dhe tregon se vendi ndodhet në krizë politike.
Tashmë presidenti Alexander Van Bellen, duhet të emërojë një kryeministër të ri./Foldrejt.com