Një person e ka pësuar për shkak të mosrespektimit të kufizimit të shpejtësisë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 204 km/h.
Si rrjedhojë, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.