Me 47 vota kundër dhe 24 për, nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të së cilës propozohej reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate për tre muaj, mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.
Kjo rezolutë si pikë tjetër kishte edhe zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë, njofton Klankosova.tv
Menjëherë pas mos-kalimit të kësaj rezolute, opozita e lëshoi sallën gjë që e pamundësoi vazhdimin e seancës.
Në lidhje me këtë, ishte i pari i kuvendit, Glauk Konjufca, që shkaktoi të qeshura te deputetët pasi iu drejtua opozitës me fjalët “çfarë opozite parimore jeni ju, diçka që s’u kalon, s’merrni pjesë”