Një person është arrestuar pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër, e që ka kaluar në përleshje fizike dhe përdorim të armës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës, rreth orës 20:31 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç shpjegohet në raportin 24-orësh të policisë, pas një mosmarrëveshje rreth disa druve, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Si pasojë e përdorimit të armës viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar ndihmë mjekësore, ku ende vazhdon të jetë në përkujdesje në QKUK.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe sipas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/