Një shtetas nga Shqipëria ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar kosovar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës, rreth orës 02:22 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, ky sulm është bërë si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth shit-blerjes së një veture.
Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/