Në deklaratën nga Zyra e kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, thuhet se punonjësit e komunës janë të detyruar të vaksinohen kundër COVID-19.
Në New York të SHBA-së, mbi 1400 punonjës të bashkisë janë pushuar nga puna me arsyetimin se nuk kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, shkruan AA.
Në deklaratën nga Zyra e kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, thuhet se punonjësit e komunës janë të detyruar të vaksinohen kundër COVID-19.
Janë prezantuar prova se qindra punonjës kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ose janë vaksinuar para se të lajmërohen se do të pushohen nga puna nëse nuk marrin vaksinën.
Në deklaratë thuhet se punonjësit e bashkisë po punojnë në vijën e parë të pandemisë ndërsa duke u vaksinuar treguan edhe një herë se sa të gatshëm janë të bëjnë gjënë e duhur për të mbrojtur veten dhe të gjithë banorët e New Yorkut, transmeton Fol Drejt.
Më tej bëhet e ditur se janë larguar nga puna 1430 punonjës të komunës, të cilët nuk janë vaksinuar me gjithë zbatimin e detyrimit për vaksinimin kundër COVID-19.
Mësohet se rreth 64 për qind e punonjësve të larguar punonin në drejtorinë arsimore të qytetit.
Sipas rregullores së qytetit të New Yorkut, punonjësve komunalë u kërkohej të merrnin të paktën një dozë të vaksinës deri më 29 tetor 2021.
Të paktën 9 mijë persona që nuk e morën vaksinën kundër COVID-19 pavarësisht nga kërkesa për vaksinim më 1 nëntor 2021 u dërguan në pushim pa pagesë./FolDrejt/