I ftuar në një emision në televizionin publik, Mehmet Kraja nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), ka komentuar debatin e zhvilluar tash e një kohë rreth çështjes së shamisë, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i akademisë për një moment ka thënë se:
“Çështja e shamisë është e dëmshme për emancipimin e vajzës”, sipas tij, me këtë rast, ajo që e vë shaminë, nuk kufizon vetëm pamjen e jashtme të saj, “por vë kufizime në perceptim, në zhvillim të mendimit, në lirinë e mendimit. Sepse ajo vajza që vendos shami, është e kufizuar. Është nën diktat.”
Për më shumë, ai ka ngritur dyshime se me këto shenja, e me këto përpjekje, po minohet identiteti kombëtar dhe se, Kosova mund të rrëshqas në një republikë islamike.
Sipas tij, tema rreth shamive është hapur në një kohë të papërshtatshme. Pa çka që shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, nuk kërkon “një kohë të përshtatshme”, ai konsideron se lufta në Ukrainë dhe pozicionimi i Kosovës në bisedimet me Serbinë, kanë çështje prej të cilave nuk ishte dashur të largohet vëmendja./FolDrejt/