Në Berlin ka mungesë të punëtoreve të seksit, pasi vetëm rreth 20 përqind grave janë të regjistruara si të tilla. Kjo përkundër që ligji për ta është shkruar prej dy vjetësh – kryesisht që të sigurohen, kontrollohen nga sëmundjet dhe në vend të kenë një dokument identifikimi se ku do punojnë dhe çfarë taksash duhet të paguajnë – ndryshe e njohur si „Huren-Pass“.
Nga 1 korriku 2018 në Berlin “Huren-Pass” e kanë përfituar 1585 gra, kurse në gjithë Berlinin mendohet se punojnë mbi 8000 sosh. Në rast se ndokush punon e paregjistruar, atëherë rrezikon gjobë prej 1000 euro, përcjell foldrejt.com.
Shumica e grave të regjistruara janë nga Europa lindore
Me integrimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkimin Europian, është rritur edhe numri i “eksportimit” të lavireve nga këto vende në Gjermani.
Sipas shifrave të publikuara nga media gjermane, 531 e lavireve të regjistruara janë gjermane, kurse nga Europa Lindore janë 775 gra (konkretisht nga Rumania: 288, Bullgaria: 180, Polonia: 106, Rusia: 39, Lituania: 37, Ukraina: 35, Letonia: 33, Hungaria: 27, Çekia: 14, Bellorusia: 9, Serbia: 2, Kroacia: 1, Shqipëria: 1, Sllovenia: 1, Estonia: 1, Sllovakia: 1).
Nga Tajlanda janë 130 punëtore seksi./Foldrejt.com