Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 317 raste të reja, ndërsa janë bërë 1990 testime. Ky numër është rekord në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë.
Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 104 pacientë janë shëruar.
Sa u takon qyteteve me numrin më të madh të infektuarve është Shkupi-182, kurse qytetet tjera janë Kumanova-12, Dibra-3, Shtipi-13, Prilepi-5, Tetova-8, Manastir 6, Velesi 7.
Ky numër mund të sjell masa të reja./Foldrejt.com