Amerika ka raportuar një tjetër bilanc rekord të rasteve ditore me koronavirus (COVID-19) me mbi 50.700 raste, tregojnë të dhënat Universitetit “Johns Hopkins”.
SHBA po përjeton një mori rastesh të reja, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit, pasi shtetet kanë rihapur ekonomitë e tyre.
Kalifornia mbylli baret, teatrot dhe restorantet përsëri në pjesën më të madhe të shtetit të mërkurën ndërsa përhapja në Arizonë shënoi rritjen më të madhe. Njoftimi për mbylljen në Kaliforni, i cili erdhi pak para fundjavës së katërt të korrikut që mund të nxisë përhapjen e virusit, vlen për rreth 30 milionë njerëz, përfshirë qarkun e Los Angeles.
Për rritjen e rasteve të reja pjesërisht fajësohen amerikanët që nuk mbajnë maska ose nuk u binden rekomandimeve të distancës sociale.
Përkundër faktit se SHBA-ja ka numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në botë, presidenti Donald Trump nuk u shfaq tepër i shqetësuar.
Ai për Fox Business tha: “Unë mendoj se në një moment kjo do të zhduket, shpresoj”.