Numra të frikshëm të infektimeve të reja me Covid19 në Europë, informon foldrejt.com.
Hollanda dhe Franca shpallen si zona të rrezikshme të shpërndarjes së virusit Covid19, Gjermania shënon numrin më të lartë të infektuarve prej fillimit të pandemisë me 6638 raste të reja, Austria fillon kontrollet në kufi me shtetet fqinje, kurse edhe në Maqedoninë Veriore sot janë raportuar plot 535 raste të reja me Covid-19 dhe 6 viktima, informon foldrejt.com. Vende tjera që paraqesin numër rekord të rasteve të reja janë edhe Armenia (1371), kurse Greqia ka karantinuar Kozanin, një vendbanim në Perëndim të Maqedonisë pasi janë raportuar numër i madh infektimesh. Vetëm brenda 24 orëve në Francë janë raportuar 30.621 infektime të reja.
Kjo tregon se situata vërtet është drejt përkeqësimit në të gjithë botën dhe se duhet të bëhet kujdes në të ardhmen./Foldrejt.com