Deri tani gjithsej 45.064.700 raste me virusin janë regjistruar në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, pra rreth 5 përqind e popullatës së botës ka qenë ose është akoma i infektuar me Covid19, informon foldrejt.com.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.148.462 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (8.071.189), Brazili (5.474.840), Rusia (1.581.693), Franca (1.235.132), Spanja (1.194.681), Argjentina (1.130.533), Kolumbia (1.041.935), Britania (965.340), Meksika (906.863) dhe Peruja (894.928). Por çdoherë ka pas kritika për numrin e vërtetë të infektuarve në shtete si Kina, India dhe Rusia.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,18 milionë njerëz, kurse mbi 32,8 milionë janë shëruar./Foldrejt.com