Numri i personave që u transferuan në spitale pas shembjes së digës hidroelektrike Kahovka në rajonin Kherson është rritur në 77, shkroi në kanalin e tij Telegram Vladimir Saldo, ushtrues detyre i guvernatorit të rajonit.
“77 persona nga territoret e kërcënuara janë transferuar në objektet mjekësore në rajon. Mjekët po u ofrojnë të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor,” shkroi Saldo.
Ai deklaroi se nga zonat e përmbytura janë evakuuar rreth 7000 njerëz./FolDrejt/