Numri i personave të vrarë nga një sulm me raketë nga forcat ruse të dielën në një ndërtesë në Dnieper është rritur në 35, njoftoi sot në mëngjes kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko.
Ai tha se dy fëmijë ishin në mesin e viktimave, raporton Interfax Ukraine. Reznichenko tha se 39 persona u shpëtuan dhe 75 u plagosën, duke përfshirë 14 fëmijë.
Fati i 35 personave të tjerë nuk dihet dhe kërkimet vazhdojnë./FolDrejt/