Vetëm gjatë ditës së hënë kanë vdekur plot 108 persona të infektuar nga virusi korona, shifra më e lartë që nga paraqitja e epiqedimisë në Wuhan të Kinës. Tashmë numri total i të vdekurve ka arritur në 1017, kurse numri i të prekurve në 42.638 persona. Prej tyre 7.333 në gjendje të rëndë, informon foldrejt.com.
Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019. Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytete tjerat të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.
Shumë shtete kanë mbyllur kufinjtë me Kinën.