Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës është rritur në 4,544 në Turqi, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Numri i të vrarëve në Siri është afër 1832. Më shumë se 1020 njerëz janë vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, sipas Helmetave të Bardha, të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë. Në zonat e kontrolluara nga qeveria, numri i të vdekurve është 812, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA. /FolDrejt/