Numri i personave të vrarë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë në fillim të shkurtit ka kaluar 50 mijë, tha sot drejtori i Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, Yunus Sezer.
Duke iu drejtuar parlamentit turk, ai saktësoi se 50.096 persona kanë vdekur dhe 107.204 persona janë lënduar, përcjell Fol Drejt.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter goditën Turqinë jugore më 6 shkurt./FolDrejt/